World Enviroment Educational Day

Në çdo 26 janar shënohet Dita Botërore e Edukimit Mjedisor. Qendra Rinore SHL-K, me vullnetarët e saj sot u bëri thirrje qytetarëve që të punojnë së bashku, për të ruajtur dhe përmirësuar mjedisin, për të mirën e njeriut dhe pasardhësve të tij. SHL-ja takoi të rinjtë dhe zhvilloi para tyre prezantimin mbi mbrojtjen e ambientit, ky prezantim kishte në fokus moton: ‘Thuaji Jo qeseve të plastikës’. Më këtë moto vullnetarët dolën gjithashtu përballë qytetarëve duke u lënë mesazh për përdorimin e qeseve te letrës ose te bezit, dhe jo te plastikës. Edukimi ambiental në çdo nivel dhe në çdo sferë të jetës, duke ia drejtuar secilit njeri, nuk duhet ndërprerë kurrë.