YIHR Workshop

Qendra rinore SHL-Kosova mbeshteti organizaten e te rinjve YIHR per te mbajtur ne Rahovec : ‘ Punëtorinë mbi të drejtat e njeriut dhe identifikimin e gjuhës diskriminuese në tekste shkollore’- Kjo punetori zhvillohet në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës”, që ka për qëllim ndikimin dhe ndërrimin e qasjes së shoqërisë ndaj të drejtave të njeriut duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse. Të rinjtë pjesemarres paten mundesine të marrin informata të cilat mungojnë në tekstet shkollore, gjuhën diskriminuese që përdoret në tekstet shkollore dhe metodat e identifikimit të saj, si dhe të zgjerojnë kapacitetet intelektuale, të cilat janë bazë për zhvillimin e mendimit kritik.