Here are our volunteers experiences in shl-kosova

Abaz Krasniqi

Abaz Krasniqi

Ex Volunteer

Ka qenë viti 2005 kur unë kam filluar të marr pjesë në aktivitetet e organizuar nga Qendra Rinore “Students Helping Life, atë botë “Schuler Helfen Leben”. Edhe pse ishin bërë gjashtë vite që nga përfundimi i luftës, stigmatizimet dhe pengesat për ata që shoqëroheshin me komunitetin serb egzistonin edhe më tutje. Megjithatë, paragjykime të tilla unë nuk kisha as edhe në atë moshë, si pesëmbëdhjetë vjecar. Kjo më ka ndihmuar shumë që të socializohem dhe të avancohem më shumë, sepse mundësitë që kisha unë si vullnetar në SHL, nuk i kishin moshatarët e mi, të cilëve u dukej absurde “me shku me punu e mos me marrë pare”. Si do që të jetë, falë kësaj qendre unë kam pas mundësi të ndjek trajnime të rëndësishme që më kanë ndihmuar në avancimin tim intelektual, kurse të cilat kanë qenë të domosdoshme të kryhen herët apo vonë si dhe mbi të gjitha shkëmbim eksperiencash me të rinjë nga vende të ndryshme të botës. Një nga punët që konsideroj që ka lënë gjurmë në SHL është funksionalizimi i revistës “Ventilator-i” ku aso kohe ne si gazetarë të rinj mundoheshim të paraqisnim probleme të cilat e shoqëronin komunitetin ku ne jetonim, kryesisht të fokusuar te problemet e të rinjëve. Pas largimit tim në Prishtinë dhe angazhimit tim për të vazhduar më tutje me gazetarinë, përfundimin e studimeve në këtë drejtim, u shmanga për disa vite nga kjo qendër. Për tu rikthyer më pas, jo si vullnetarë por, si zyrtar për implementimin e projekteve në SHL-Kosova. Një vit përvojë pune në këtë institucion ishte një nga përvojat më të bukura deri më tani për mua. Në ndërkohë, unë ushtroj edhe profesionin tim primar, gazetarinë, në televizionin kombëtar RTV21, ku jam punësuar që nga viti 2013. Në këtë medium jam i angazhuar në programin kulturor, artistik, dokumetar dhe të aktualitetit, ku aktualisht kam dy emisione autoriale “Ma pikturo ëndrrën” dhe “Mbresë’’.

Elvira Canziba

Elvira Canziba

Ex Volunteer

Jam 20 vjeçare. Jam lindur dhe rritur ne Rahovec ku edhe kam mbaruar shkollen e mesme ne “Xhelal Hajda-Toni” ne departamentin e Shkencave Natyrore.

Pergjate pese viteve si nxenese e shkolles fillore dhe mesme kam qene vullnetare ne SHL-Kosova, ku edhe fillova te mesoj rreth praktikes dhe jo vetem teori dhe libra.

Studimet universitare i fillova ne Universitetin e Prishtines ne degen e Gjuhes dhe Letersise Angleze. Si studente e vitit te dyte jam perzgjedhur si “Language Research Ambassador” ne kuader te Cambridge University Press, UK

Ne gusht te 2016-tes jam perzgjedhur si bursite ne nje prog. shkembimor ne Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Nysa, Poloni ne degen Business English dhe English Philology ku edhe vazhdoj me studimet ne Bachelor. Si studente ne Universiteti e Shkencave te Aplikuara ne Nysa, Poloni jam duke e bere ne internship ne po kete universitet duke mbajtur ushtrime te Gjuhes Angleze per stafin e ketij Universiteti ne te njejten kohe ne nje qerdhe ne po kete vend.

Fale pervojes time ne qender rinore si dhe stafit te mrekullueshem qe punon me breza te ndryshem aty, une I gjeta dyert e hapura kudo qe tentova te arrij deri me tani.

Admir Shala

Admir Shala

Ex Volunteer

Unë jam Admir Shala, jam në përfundim të studimeve të Masterit në Integrime Evropiane dhe Administrat Publike në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht Monitorues i Komunëns e Prishtinë në Organizatën Iniciativa për Progres(INPO) në Prishtinë,gjitha këto suksese të mijat kanë një adresë dhe ajo është Qendra Rinore në Rahovec pa të ciët do të ishte e pamundur të arrija këto suksese sepse gjatë punës time vullnetare përreth 8 vite kam fituar përvoja që më kanë hapur edhe dyert e sukseseve,i rekomandoj edhe të rinjët të tjerë të shfrytëzojne mundësite që Qendra u ofron  përmes kurseve,takimeve me të rinj,aktivitete etj.

Ramadan Sokoli

Ramadan Sokoli

Ex Volunteer

U lind me 8 Gusht 1994 në Rahovec, ku edhe përfundoi shkollën fillore në “7 Shtatori” dhe vazhdoi të mesmen në “Xhelal Hajda – Toni”. Në klasën e 10-të u zgjodh kryetar klase dhe si i tillë u ftua në mbledhjen e Forumit Rinor të Qendrës Rinore SHL-Kosova. Pas një viti si anëtar i Forumit, Dani u zgjodh Kryetar i Forumit për 2 vite me rradhë. Gjatë kësaj kohe Forumi Rinor ka zgjeruar aktivitetet jashtë Qendrës dhe kanë filluar bashkëpunimet me Qendrat tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Në 2012, Dani ka përfaqësuar SHL-K në PAT 2012 i mbajtur në Berlin, Gjermani. Dani është në përfundim të studimeve bachelor në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Sociologjisë, si dhe është menagjer i projektit në Nisma e Të Rinjve për Të Drejtat e Njeriut (YIHR-KS), si dhe është anëtar i bordit të Qendrës Rinore SHL-Kosova

Gresa Morina

Gresa Morina

Ex Volunteer

Vij nga fshati Ratkoc, komuna Rahovec. studioj arkitekturë në Fakultetin e Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti Arkitekturë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Duke qenë se kam jetuar dhe kam përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në fshat, pjesëmarrja në SHL-Kosova ka bërë që unë të kem më të lehtë adaptimin tim në qytetin e Prishtinës. Përveq kësaj, kam marrë shumë të mira nga kjo qendër, e që është vullnetarizmi. Aftësia e dikujt për të kryer një punë pa pagesë, dhe me këtë të arrijë kënaqësi shpirtërore, është një nga arritjet më të mira që mund të bëjë si njeri. Për sa kam qenë pjesë e kësaj qendre rinore kam kuptuar që hulumtimi, aktivizmi, pozitiviteti, shpirti i grupit janë disa nga atributet për të pasur një bashkëveprim social me komunitetin. Aktivizimi im në fakultet dhe më gjerë, ka bërë që të jem përfituese e bursës së Erasmus + ku kam qenë pjesë e shkëmbimit mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Teknik te Rigës, në Letoni. Atje, bashkëveprimi me kultura të ndryshme ka qene shumë i madh, saqë une edhe kam qenë e pergaditur falë qendrës rinore, që m’i ka dhënë hapat e parë. Me cka dua të përfundoj është që, në jetë mund të arrish gjëra të mëdha me përfitime personale, por ajo cfarë të dallon ty nga të tjerët është ajo çfarë bën ti për komunitetin tënd, e që mbi të gijtha është humane!

Selim Fazliu

Selim Fazliu

Ex Volunteer

Une jam Selim Fazliu, student i fakultetit ekonomik. Para se te filloj studimet, kam qene pjese aktive e organizates Students Helping- Life. Punen prej vullnetari kam filluar gjate kohes sa ishta ne shkolle te mesme. Ate kohe, shkolla po na mesonte per ligjet natyrore dhe rregullat e saj. Por, ajo cka nuk na mesonin ishin pergatitja drejt se ardhmes. Shl-K me hapi dyert per te kontribuar ne ate fushe. Aktivitet, trajnimet madje dhe vizitat e ndyrshme kontribuan ne pergatitjen e karrieres sime profesionale. Fale kesaj organizate, tani jem pjese edhe e instutucioneve qeveritare.

Irvin Jaha

Irvin Jaha

Ex Volunteer

Vi nga qyteti i Rahovecit, shkollen fillore dhe te mesme e kam mbaruar aty. Gjatë përiudhës që isha nxënës i shkollës së mesme isha aktivist në SHL-Kosova dhe për dy vite isha anëtar i Forumit Rinor në Shl-Kosova (2010-2012). Në vitin 2011 kam përfaqësuar SHL-Kosova në Projektaustauschtreffen (PAT) në Berlin, dhe gjatë verës te vitit 2012 kam punuar si praktikant në SHL-Kosova. Studimet Bazike kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” pranë Departamentit të Historisë, nga tetori i vitit 2016 vazhdoj studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës drejtimi Koha e re shekulli XIX-XX. Nga SHL-Kosova kam përfituar me anë të kurseve që i ka organizuar në atë kohë, zhvillimin e mendimit kritik, pjesëmarrja në aktivitetet e ndryshme.

LETS MAKE SOMETHING GREAT TOGETHER

Get in touch with us and send some basic info for more information.